Së fundmi reperi shqiptar 2Ton publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Veç me ty”. Në klip është modelja bukuroshe libanezo-italiane, e quajtur Jennifer Mehaidli.
Ndërkaq, burime pranë reperit kanë thënë që modelja libaneze-italiane është e dashura më e re e reperit kosovar.
Madje, modelja ka postuar në InstaStory edhe këngën e 2 Ton.
Mirpo ai ende nuk ka reaguar mbi lajmin në fjalë, por shijon suksesin e këngës “Veç me ty”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.