Në një mbledhje virtuale me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Lideri i VETËVENDOSJES Albin Kurti, ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme partiake duke treguar se një pjesë e këtij procesi ka përfunduar.
“Në përgjithësi për një subjekt politik zgjedhjet e brendshme janë edhe festa më e madhe dhe edhe sfida më e madhe”, ka thënë Kurti.
Ai ka kërkuar modernizim të Vetëvendosjes edhe përmes zgjedhjeve të brendshme dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale synojnë t’i udhëheqin së paku 15 komuna.
Kurti ka akuzuar LDK’në dhe PDK’në se po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër komuna. Ka thënë se fakt për këtë është edhe mungesa e zgjedhjeve në Podujevë.
“Po frikësohen sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, ka potencuar Kurti.
Lideri i VV’së ka akuzuar Kryeministri Hoti dhe Ministin Zemaj se kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.
“Rreziku i parë është pandemia. i kemi humbur 600 jetë për pak muaj”, ka thënë ai.
Me këtë rast, ai ka akuzuar edhe për prekjen e parave të Trustit Pensional.
Për Kryeministrin ka thënë se po bën punë të keqe edhe duke u përfshirë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
“Avdullah Koti po e degradon pozitën ndërkombëtare dhe statusin e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes virtuale.