Home Uncategorized Këngëtarja e njohur është bërë “shkrumb e hi”

Këngëtarja e njohur është bërë “shkrumb e hi”

151
0

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga prezantimi i “Titanic”, filmit që pushtoi zemrat e të gjithëve dhe që i reziston akoma kohës, duhet të pranojmë që suksesi i atribuohet pjesërisht edhe Célinde Dion, këngëtares kanadeze që na magjeps akoma me “My heart will go on”. Edhe pse u bë disa kohë që ajo s’është aq aktive me publikimin e hiteve të reja, vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes së shtypit, kësaj here (fatkeqësisht) për shkak të ndryshimeve në peshë.

Këngëtarja e njohur ka vendosur t’i përgjigjet kuriozitetit të të gjithëve të saj lidhur me rënien drastike që ajo ka pësuar. Ajo tha për The Guardian: “Unë nuk jam anoreksike. Njerëzit mërziten sepse unë jam e dobët pa bërë asnjë përpjekje, por unë kam qenë e hollë gjatë gjithë jetës sime. Askush në familjen time nuk është mbipeshë.”

Disa prej arsyeve të rënies së saj në peshë, mund të përfshijnë:

Humbja e bashkëshortit

Bashkëshorti i Celine Dion, René Angélil, pësoi atak në zemër kur ishte 49 vjeç. 9 vite më vonë, u diagnsotifikua me kancer në fyt dhe pas shërimit, sëmundja iu rikthye përsëri disa vite më pas, duke i marrë jetën. “Kur sheh dikë të luftojë me jetën, kjo ka një ndikim të madh tek ti. E shikoja të sëmurë dhe nuk mund ta ndihmoja dot dhe kjo më vriste”.-tregoi ajo.


Inflamacioni i fytit

Sipas një njoftimi në media, në 2014-ën u tha se këngëtarja kishte një “inflamacion në muskujt e fytit”, gjë që e pengoi atë edhe të performonte në disa shfaqje.

Baleti

“Bëj balet katër herë në javë. Njerëzit thonë se ja shumë e dobet, por unë jam duke punuar fort. Më pëlqen të lëviz dhe kjo shoqërohet me humbje peshe”.-tha ajo në një intervistë të para disa muajve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here