Home Uncategorized Zemaj tregon se çfarë do të ndodhë me mësim në shkollën ku...

Zemaj tregon se çfarë do të ndodhë me mësim në shkollën ku rezultuan pozitiv disa nxënës dhe arsimtar

170
0

Ministri i Arsimit, Armend Zemaj, ka njoftuar se në në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë, disa nga nxënës dhe arsimtar të klasës së pestë të kësaj shkolle kanë rezultuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj ka thënë se me rekomandimet e IKSHPK, mësimi në këtë shkollë do të vazhdoj online.

“IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, ka shkruar Zemaj.

Ai tuje ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë në të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla.

“Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla”, ka shkruar Zemaj../gazetametro.net

Postimi i plotë:

Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër relativisht më të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 643 teste, 63 janë pozitiv, në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë.

Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafa Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online.

Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër,

Testimi i mësimdhënësve, por edhe I nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre.

Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla.

Duke i ndihmuar njëri tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here