Home Uncategorized Kushdo që i shihni këta tre persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

Kushdo që i shihni këta tre persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

2889
0

Policia Rajonale e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin tre personave gjatë këtij muaji. Ata po kërkohen për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia dje ka kërkuar bashkëpunim për arrestimin e Labinot Zeqajn nga Deçani.

32-vjeçari nga Deçani po kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Në kërkim për këtë vepër është edhe Kushtrim Haliti nga Peja. Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të 37-vjeçarit nga Peja, me qëllim arrestimin e tij.

Policia ka kërkuar ndihmë edhe për arrestimin e një personi tjetër nga Peja. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin, Fidan Kelmendin.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Ndryshe, falë bashkëpunimit me qytetarë, Policia Rajonale e Pejës ka arritur të arrestojë 12 persona të kërkuar.

“Duke iu falenderuar bashkёpunimit me qytetarёt dhe aktivitetit tё Policisё, nё Drejtoinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kёsaj jave e deri me sot ёshtё arritur tё arrestohen gjithsejtё dymbёdhjetё (12) persona, me urdhёrarrest tё kёrkuar pёr vepra tё ndryshme penale”, ka njoftuar dje Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here