Home Uncategorized LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës në Karaçevë

LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës në Karaçevë

101
0

Mbi 500 pjesëtarë të Policisë së Kosovës thuhet se janë mobilzuar për një aksion të madh në Karaçevë, raporton GazetaBlic. Aksioni i cili aktulisht

Mbi 500 pjesëtarë të Policisë së Kosovës thuhet se janë mobilzuar për një aksion të madh në Karaçevë, raporton GazetaBlic.

Aksioni i cili aktulisht është duke u zhvilluar është marrë për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Ndërkaq, në këtë aksion ka edhe persona të arrestuar. GazetaBlic ka provuar të marrë detaje tjera nga PK, por deri më tani ka qenë e pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here