Home Uncategorized Kushdo që e shihni këtë person, njoftojeni menjëherë policinë

Kushdo që e shihni këtë person, njoftojeni menjëherë policinë

113
0

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi. Bëhet fjalë për Labinot Zeqajn nga Deçani, i cili po kërkohet për veprën penale “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here