Home Uncategorized Nuk e dinë ku është e a ka ngrënë, familja shqiptare lutet:...

Nuk e dinë ku është e a ka ngrënë, familja shqiptare lutet: Na ndihmoni të gjejmë babanë tonë, do japim 5 mijë euro shpërblim

191
0

Familja Berkolli jep 5 mijë euro shpërblim për personin që e gjen të moshuarin e humbur. Janë bërë disa ditë që familja nuk ka informacione për vendndodhjen e Enver Berkollit.

Euro Definition

Përkundër përpjekjeve të shumta për ta gjetur deri më tani nuk dihet asgjë se ku ndodhet i moshuari.

Njëri nga vullnetarët e angazhuar për gjetjen e të moshuarit, Ridvan Tahiri, njofton se familja do të ndajë 5 mijë euro për personin që arrin ta gjejë Enver Berkollin.

Postimi:
Te dashur qytetare
Kan kaluar shume dite qe nga humbja e z. Enver Berkollit dhe ende nuk kemi ndonje lajme se ku mund te jete
Familja Berkolli do te shperblej me 5.000€ ( pese mije euro) ata te cilet do na jepin info per vendodhjen e z. Enver Berkollin
Numri kontaktues- 043/554/514. 049661300.

Gjithashtu kerkojme ndihme Mediale-Portale per shperndraje te ketij Lajmrimi.
Me respekt Grupi “Vullnetaret”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here