Home Uncategorized Vetevendosja po behet gati per Zgjedhje , qfare po ndodh?

Vetevendosja po behet gati per Zgjedhje , qfare po ndodh?

160
0

Ani pse ende nuk i kanë siguruar 40 nënshkrimet që ju duhet për të thirrur seancë për mocionin, partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se është duke u përgatitur për zgjedhje të reja.

Në një njoftim nga ky subjekt të publikuar në faqen e tyre në Facebook, nga LVV thonë se sot kreu i partisë, Albin Kurti dhe ish’ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca janë takuar sot me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, Arne Sannes Bjørnstad, dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Nga LVV kanë deklaruar se kanë diskutuar për situatën me pandeminë si dhe rrezikun e përkeqësimit të kësaj situate.

Sipas tyre, ddër çështjet e trajtuara ishte edhe situata gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, dialogu me Serbinë dhe katër lëndët e adresuara nga LVV në Gjykatën Kushtetuese për të cilat po priten vendimet.

Partia e Albin Kurtit ka deklaruar gjithashtu se janë duke bërë përgatitje për zgjedhje të reja në vend.

Postimi i plote pa nderhyrje:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, ish ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, dhe asistentja ekzekutive e kryetarit, znj. Valë Gjonbalaj, sot gjatë ditës pritën në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, z. Arne Sannes Bjørnstad, dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl.

Biseda përgjatë takimit përfshiu shumë tema. U diskutua mbi situatën tejet të rënduar me COVID-19 nga qershori e sëkëndejmi, dhe rrezikun e përkeqësimit me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe dimrit. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është shprehur edhe në ndihmat e fundit me 20 respiratorë nga Norvegjia. Ndër çështjet e trajtuara ishte edhe situata gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, dialogu me Serbinë dhe katër lëndët e adresuara nga VETËVENDOSJE! në Gjykatën Kushtetuese për të cilat po priten vendimet, si dhe përgatitjet që po bën Lëvizja për zgjedhjet e reja.

Në fund të takimit, Kryetari Kurti falenderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, z. Bjørnstad, dhe ambasadorin Grøndahl për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parreshtuar të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe u zotua për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here