Home Uncategorized Paralajmëron Vetëvendosje: Ja Kur Pritet Rrëzimi I Qeverisë Hoti

Paralajmëron Vetëvendosje: Ja Kur Pritet Rrëzimi I Qeverisë Hoti

81
0

Paralajmëron Vetëvendosje: Ja Kur Pritet Rrëzimi I Qeverisë Hoti

Partia e liderit më të votuar në Kosovë Albin Kurtit, konsideron se rrëzimi i kryeministrit Avdullah Hoti është vetëm çështje ditësh.

Mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti u iniciua nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare.

Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci, thotë se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm. Ajo rendit arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet të bie.

“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, thotë ajo.

Nagavci, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, thotë se deklaratat e kryeministrit Hoti po ndërrojnë nga dita në ditë për dialogun.

Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar kritikat karshi qeverisë Hoti pas arritjes së marrëveshjes në Uashington për normalizim ekonomik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here