Home Uncategorized Jepet paralajmërimi: Një e keqe e madhe mund të ndodh shpejt, akullnaja...

Jepet paralajmërimi: Një e keqe e madhe mund të ndodh shpejt, akullnaja po shkrin shumë shpejt, nëse i nxehti vazhdon

146
0


Sipas shkencëtarëve që merren me mbledhjen e të dhënave për të kuptuar ngritjen e nivelit të detit, janë zbuluar kanale të thella nën akullnajën Thwaites të Antarktikut dhe kjo mund të ndikojë në shkrirjen më të shpejtë të pjesës së poshtme të akullit.

Gjetjet të cilat janë botuar në revistën Cryosphere tregojnë se shtrati i oqeanit është më i thellë nga sa mendohej më parë, me kanale më të thella, të cilat çojnë drejt takimit të akullit me tokën dhe bëjnë që akulli të shkrijë në mënyrë të përshpejtuar.

Akulli që kullohet në detin Amundsen të Antarktidës Perëndimore nga akullnaja gjigante Thwaites dhe të tjera më të vogla rreth saj, është arsyeja e rritjes së nivelit të detit rreth 4%.

Madhësia e këtyre akullnajave mund të krahasohet me madhësinë e Britanisë së Madhe ose shtetit amerikan të Florida-së dhe gjatë tre dekadave të fundit, shkalla e humbjes së akullit nga këto akullnaja është rritur 5 herë më shumë.

Nëse Thwaites do të vazhdojë të shkrijë në këtë mënyrë derisa të mos ekzistojë fare, kjo do të çonte në një rritje të nivelit të detit deri në 64 centimetra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here