Home Uncategorized I njohur është në gjithë botën/ Këngëtari kërkon hapur nuse shqiptare: Po...

I njohur është në gjithë botën/ Këngëtari kërkon hapur nuse shqiptare: Po e gjeta një vajzë të mirë do vij të jetoj aty!

104
0

Gashi është një nga artistët që ka ngritur lart emrin e shqiptarëve, duke krijuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Këngëtari me origjinë nga Kosova numëron një sërë hitesh, që janë bërë të njohura dhe janë dëgjuar me miliona herë në mbarë botën.

Pavarësisht famës që ka, Gashi nuk e ka harruar për asnjë moment origjinën e tij dhe madje është i gatshëm të rikthehet në vendlindje, por vetëm me një kusht. Reperi po kërkon që të vijë në Shqipëri, të gjejë një vajzë dhe të martohet me të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për moderatoren Arjola Shehu, Gashi ka shprehur hapur dëshirën për të njohur një vajzë shqiptare, që të lërë Amerikën dhe të rikthehet në vendin e tij.

“Shpresoj që kur të vij në Shqipëri të gjej një nuse dhe të martohem aty dhe të mos iki më”, është shprehur reperi.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të vijë në Tiranë për një koncert recital, të cilin ai e ka projektuar si madhështor dhe më të mahnitshmin. Detaje të tjera nga intervista pritet të zbulohen të hënën dhe ne mezi po presim të dëgjojmë të tjera plane të Gashit për jetën e karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here