Aida Doçi ka ditëlindjen, kjo është mosha e saj .
Për këngëtaren e mirënjohur, Aida Doçin sot është ditë e veçantë. Artistja ka ditëlindjen dhe i mbushi 25 vjet, shkruan rtv21.
Në ditën e saj të veçantë, këngëtarja ka publikuar në instagram një imazh, në të cilin po merr urime të shumta.
Aida Doçi është e lindur më 7 shtator të vitit 1995 në Prishtinë.
Ajo karrierën muzikore e ka filluar ne X Faktor Albania 2013 me grupin Natural, ku është rënditur në vendin e 3-të.
Pas ndarjes nga grupi, Aida ka vazhduar single dhe shumë shpejt është bërë e njohur dhe e pëlqyer nga publiku.
Disa nga këngët e Aidës janë: “Ndjesë”, “Iftari i Nanës”, “Ay Ay”, “Pëllumb i bardhë”, “Unë s’muj me i thanë”, etj. Ndërkaq, projekti i fundit muzikor i Aida Doçit është “Nana”, i publikuar më 30 korrik.