Home Uncategorized Kurti flet për takimet e tij në Gjermani, mori këto mbështetje

Kurti flet për takimet e tij në Gjermani, mori këto mbështetje

117
0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një postim të tij në Facebook shkruan se në takimin e tij më bashkëatdhetarë në Gjermani ka biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për zhvillimin e demokratizimi e Kosovës.

Kurti shkruan tutje se në këtë takim virtualisht është kyqur edhe Besnik Bislimi, Arben Vitia dhe Liza Gashi.

Kurti ka treguar edhe për takimet me biznismenë shqiptarë dhe aktivistë tjerë të Vetëvendosjes në Gjermani.

Postimi i plotë:

Në Stuttgart të Gjermanisë pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë tanë. I falenderova që i janë përgjigjur ftesës sime për të bashkëbiseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit e bashkëveprimit, për zhvillimin e demokratizimin e Kosovës, për integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut. Mërgata jonë janë ura jonë me Bashkimin Evropian për investime dhe progres.

Në takimin me ekspertët e fushave të ndryshme e kyçëm virtuelisht edhe Besnik Bislimin, në takimin me mjekët dhe specialistët shëndetësorë e kyçëm Arben Vitinë, kurse në takimin me shoqatat kultutore shqiptare e kyçëm Liza Gashin. Një takim të veçantë pata edhe me biznesmenë shqiptarë e një tjetër me kryesinë e VETËVENDOSJE!-s e aktivistë të tjerë.

Diskutimet ishin të frytshme, idetë e propozimet e shpalosura gjithsesi të vlefshme, sidomos tani që po përpilojmë programin dhe planin e Qeverisjes Alternative.

Intelektualë, profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë në Gjermani japin një kontribut të përditshëm në shoqërinë gjermane dhe mbledhin përvoja të rëndësishme që mund e do të na shërbejnë për arritje e përparim në vendin tonë. Nga luftimi i pandemisë te sigurimet shëndetësore, nga siguria e investimeve te ligjet mbi financat, nga mësimi i shqipes te diplomacia kulturore, u trajtuan gjerë e gjatë.

Ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kombëtare është obligim i yni i përbashkët. Në keto takime u konfirmua pesha dhe roli i mërgatës sonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here