Home Uncategorized Ky është i riu nga Ferizaji që humbi jetën nga therja me...

Ky është i riu nga Ferizaji që humbi jetën nga therja me thikë

137
0

B.Q. është i riu që ndërroi jetë, pas plagëve të marra me thika mbrëmë në Ferizaj.

Indeksonline mëson se 24 vjeçari dyshohet se u ther me thikë nga boksieri kosovar, L.M nga i njëjti qytet

L.M. i dyshuari për vrasje

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e kësaj komune.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njëjti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa të dyshuarit janë në kërkim.

“Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njëjtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here