Werder Bremen ka konfirmuar dëmtimin e Milot Rashicës ndaj takimit ndaj Moldavisë.
Klubi gjerman ka bërë të ditur se Rashica i’u është nënshtruar skanimeve që kanë treguar se ylli i Kosovës ka ndrydhur gjurin e tij.
“Milot Rashica në ndeshjen me Kosovën ka ndrydhur gjurin e ti, fatmirësisht lojtari ka evituar një lëndim serioz” – thuhej në njoftimin e klubit.
Një lëndim i tillë zakonisht merr dy deri në katër javë për shërim.
Kujtojmë që Milot Rashica u dëmtua në takimin e mbrëmjes së kaluar që Kosova e zhvilloi ndaj Moldavisë në Parma të Italisë.