Home Uncategorized Trump: Kjo është një marrëveshje historike

Trump: Kjo është një marrëveshje historike

124
0

Presidenti i SHBA-ve, Donal Trump, ka cilesuar nenshkrimin per bashkepunim ekonomik mes Kosoves dhe Serbise, si nenshkrim historik.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike.

Reuters shkruan se presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur “një përparim të madh” pas më shumë se një dekade pasi Kosova e ka shpallur Pavarësinë në vitin 2008.

Ky medium raporton se kjo deklaratë e presidentit amerikan nga Zyra Ovale erdhi para takimit me liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas kësaj marrëveshjes, siç shkruan Reuters, Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem dhe se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar për normalizimin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here