Home Uncategorized OBSH-ja këshillon që ta përdorni këtë ilaç për trajtimin e koronavirusit

OBSH-ja këshillon që ta përdorni këtë ilaç për trajtimin e koronavirusit

74
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri udhëzime të reja për përdorimin e mjekimeve që shpëtojnë jetë, disa orë pasi një studim tregoi se steroidët pakësojnë rrezikun e vdekjes te pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19.

Komisioni i udhëzimeve i OBSH-së bëri një rekomandim për përdorimin e terapisë me kortikosteroide për rastet serioze me koronavirus. Udhëzimet bazohen te rezultatet e tetë provave klinike me 7 mijë e 184 pjesëmarrës. Një nga këto studime u publikua të mërkurën

Studimi i publikuar të mërkurën, përfshinte shkencëtarë nga Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit analizuan tre steroide të ndryshme: deksametazonin, hidrokortizonin dhe metilprednizolonin, megjithëse nga ky i fundit u hoq dorë, sepse numri i pacientëve mbi të cilin u testua, ishte shumë i vogël për një rezultat të besueshëm.

Profesori i Universitetit të Bristolit, epidemiologu Jonathan Sterne thotë se ilaçet përdoren kundër pezmatimit dhe janë të përshtatshme vetëm për pacientë të sëmurë rëndë, megjithëse kortikosteroidet patën efekt pavarësisht nëse pacientët po përdornin respiratorë kur filluan trajtimin.

Ai shton se po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trajtime të tjera sepse niveli prej 33 për qind rrezikshmëri për vd e.kje është gjithsesi shumë i lartë.

Britania dhe qeveri të tjera në gjithë botën, kanë miratuar përdorimin e kortikosteroideve për pacientët e sëmurë rëndë nga COVID-19. Tani përdorimi i tyre rekomandohet edhe nga OBSH-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here