Home Uncategorized Betonohet Haradinaj: I kërkon Hotit të mos nënshkruaj asgjë në Uashington, refuzon...

Betonohet Haradinaj: I kërkon Hotit të mos nënshkruaj asgjë në Uashington, refuzon amerikanët

130
0

Pak orë para se të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Gazeta Express mëson se ka tensione në kampin kosovar. Ramush Haradinaj dëshiron që të refuzohet marrëveshja, amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij.

Në Shtëpinë e Bardhë, nën survejimin e presidentit amerikan Donald Trump, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kur kanë mbetur rreth tri orë deri te takimi i Trumpit me kryeminisitrin Hoti (dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq), brenda delegacionit të Kosovës në Uashington, që po kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ka tensione.

Gazeta Express mëson se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, që është pjesë e koalicionit Qeverisë, po bën presion te kryeministri Hoti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen.

Marrëveshja, për të cilën janë tashmë janë dakorduar palët, sipas Haradinajt nuk duhet të nënshkruhet.

Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje, do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.

Ndërkaq kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bise dimet e djeshme, që poashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimet e djeshme, nga AAK’ja si pjesë e Qeverisë ka marrë pjesë ministri i Drej tësisë, Selim Selimi. Pjesë e delegacionit kosovar në Uashington është edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, që po ashtu përfaqëson edhe AAK’në.

Ndryshe, sot llogaritet të jetë e pre mte e madhe për Koso vën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Pre sidenti Tr ump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të takojë bashkë Vuçiqin e Hotin, si përfaqësues të dy shteteve.

Emisari i Trumpit për dialog un Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka th ënë ka shkruar në Twit ter se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se është optimist për zhvillimet që do të ndodhin sot.

Kryeministri Hoti ka thënë dje pas diskutimeve që quan në dak ordime, se nga Shtëpia e Ba rdhë nuk do të dalë një marrëveshje e keqe apo e dëmshme për Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Serbi prietet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Uashington, që i bie të jetë ora 5 pasdite në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here