Home Uncategorized Femra më e bukur në botë ka qenë shqiptare, ja ku ka...

Femra më e bukur në botë ka qenë shqiptare, ja ku ka jetuar ajo dhe do mbeteni pa fjalë nga fotot e saj

313
0

Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre.

Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka pasur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si: Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj..

Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, vajzë modelesh, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë. Emri i saj është Faëzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin.

Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39. Para se të flasim për Fevzien, le te themi dy fjalë për familjen e saj mbretërore dhe origjinën e tyre të pamohueshme shqiptare, siç shkruan Telegrafi.

Tashmë është e njohur që Familja Mbretërore Egjiptiane ishte një familje shqiptare e mbetur atje që nga koha e themeluesit të Egjiptit modern nga gjenerali shqiptar, i madhi Mehmet Ali me origjinë nga Zëmblaku i Korçës (jo nga Pojani siç flitet), i dërguar në Egjipt nga Sulltani turk për të shtypur rebelimin Mamluk (Mamluk në arabisht do të thotë, i huaj ose edhe i bardhë) pas tërheqjes së ushtrisë së Napoleon Buonopartit.

Mehmet Ali shkoi në Egjipt në vitin 1805 në krye të një us htrie turke të udhëhequr nga një bër thamë us htarësh shqiptarë prej 6000 trupash, të përzgjedhur nga vetë Mehmet Ali. Ai i nënshtroi mamlukët me lu.ftë e me dredhi dhe vendosi në Egjipt dinastinë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here