Home Uncategorized Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

137
0

Ditëve në vijim më freskët, me kthjellime dhe më shumë diell. Nga fundjava temperaturat në rritje

Zona anticiklonike nga Evropa Perëndimore po shtrihen edhe mbi rajonin tonë, që ditëve në vijim favorizojnë mot të qëndrueshëm, me kthjellime dhe më shumë diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se masa të freskëta ajrore do të mbajnë temperaturat përreth vlerave mesatare. Të enjten në mbrëmje vende-vende paraqiten mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas PW, nga fundjava depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin rritje të temperaturave që të dielën dhe të hënën mund të mbërrijnë deri në 30C.

Parashikimi për periudhën 3-7 shtator:

3.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje në perëndim dhe veri të vendit mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

4.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

5.09 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes freskët, ditën më ngrohtë

6.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

7.09 – Më nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të rritjes nga fundjava. Minimale do të lëvizin nga 10C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 30C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-12m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale, e në fundjavë me tendencë të rënies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here