Home Uncategorized Detaje/ Ishin duke u kthyer në Kosovë, kështu u shuan Nënë e...

Detaje/ Ishin duke u kthyer në Kosovë, kështu u shuan Nënë e bir nga Skifteraj e Vitisë

355
0

Si pasojë e një aksidenti, gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë kanë humbur jetën, nënë e bir nga fshati Skifteraj i Vitisë të familjes Hajdari.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për dy familjarët e tyre që humbën jetën tragjikisht.

“Institucionet komunale të Vitisë ngushëllojnë familjen Hajdari për humbjen e dy familjarëve të tyre
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për dy familjarët e tyre, të cilët humbën jetën në një akdsident trafiku, rrugës gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.

Mësohet se viktimat do të varrosen sot në këtë fshat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here