Home Uncategorized Nga kjo ditë do të kemi mot të freskët

Nga kjo ditë do të kemi mot të freskët

167
0

Në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira të herëpashershme dhe erëra nganjëherë të fuqishme nga jugperëndimi. Paradite ose në orët e hershme të mëngjesit mund të ketë rrebeshe shiu në veriperëndim të vendit, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër. Temperaturat do të fillojnë të ulën gradualisht. Pasdite në disa rajone (kryesisht në juglindje) priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri gjatë orëve të hershme të mëngjesit priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si pasojë e ardhjes së sistemit frontal nga Adriatiku dhe Mali i Zi i cili do të shkaktoi edhe ulje të temperaturave.

Gjatë ditës pritet përmirësim gradual i motit. Rrebeshe të izoluara shiu dhe freskim gradual i motit pritet sot edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa në Mal të Zi rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë priten sonte gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e hershëm. Disa nga këto rrebeshe mund të kalojnë edhe disa pjesë në territorin e Republikës së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit.

Nga e mërkura na pret mot më i freskët me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë ngritje graduale nga e enjta, ndërsa për fundjavë na pret mot i kthjellët dhe i nxehtë./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here