Home Uncategorized Zemaj tregon se kur do u dalin personelit shëndetësor shtesat nga 300...

Zemaj tregon se kur do u dalin personelit shëndetësor shtesat nga 300 euro

190
0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nga shtatori, i gjithë personeli shëndetësor do ta marrë shtesën prej 300 eurosh të premtuar nga Qeveria.

Zemaj e bëri të ditur këtë pas një vizite që e pati në Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK, derisa tha se një pjesë e konsiderueshme e personelit mjekësor tashmë i kanë marrë këto shtesa.

“Personeli shëndetësor i kanë marrë shtesat, një pjesë e konsiderueshme. Nga muaji shtator gjithë personeli shëndetësor do ta ketë shtesën”, ka thënë Zemaj.

Qeverisë e Kosovës kishte marrë vendim për t’u ndarë para shtesë për dy muaj atyre që janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Shtesat mujore për personelin shëndetësor ishin aprovuar për angazhimin shtesë si dhe për ekspozimin e drejtpërdrejtë të tyre ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës në trajtimin e pacientëve të infektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here