Home Uncategorized Nuk i respekton rregullat e pandemisë, deputeti i VV’së merr pjesë në...

Nuk i respekton rregullat e pandemisë, deputeti i VV’së merr pjesë në dasmë

236
0

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, është parë duke marrë pjesë në një aheng familjar.

Në një video që e ka siguruar KALLXO.com, Rexhaj shihet duke kërcyer në këtë dasmë.

Në një përgjigje Rexhaj nuk e ka mohuar që ka qenë prezent.

“Kemi marrë pjesë në një aheng të ngushtë familjar të mikut tonë, në shtëpinë e tij dhe me familjen e tij”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa në mbledhjen e 28 korrikut të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të ndalohen mbledhitë apo ahengjet e tilla familjare apo private.
“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here