Home Uncategorized Rregullat e reja te qeverise Gjermane. Cfare u vendos sot ne Gjermani

Rregullat e reja te qeverise Gjermane. Cfare u vendos sot ne Gjermani

311
0

Rregullat e reja te qeverise Gjermane. Cfare u vendos sot ne Gjermani

Qeveria Gjermane dhe Presidentet e 16 Landeve kane rene dakort per shumicen e ceshtjeve te ndjekin rregulla te perbashketa ne luften kunder Coronavirus. Ne te gjithe Gjermanine nga shtatori do te vendosen gjoba per personat qe nuk pranojne te mbajne masken ne vendet ku mbajtja e maskes eshte e detyrueshme. Maska ne Gjermani eshte e detyrueshme ne transportin publik dhe ne vendet e mbyllura, si dyqanet, qendrat tregtare etj. Refuzimi i mbajtjes se maskes ne keto vende do te gjobitet me te pakten 50 €. I vetmi Land qe refuzon te ndjeke kete rregullore eshte Sachsen-Anhalt. Ne kete Land nuk do te vendosen gjoba per ata qe refuzojne te mbajne masken.

Polemika te shumta ka sjellur propozimi i qeverise Gjermane per festat private. Nje rregullore e pergjithshme per festat private nuk do te kete per momentin. Kancelarja Gjermane Merkel e komentoi kete fakt si jo shume problematik, pasi shumica e festave per momentin organizohen jashte shtepive, neper parqe ose ne natyre.

Marreveshje ndermjet te gjitha Landeve u arrit per ata qe kthehen nga vendet e renditura si te rrezikshme nga qeveria Gjermane. Rregullorja do te permbaje 14 dite karantine. Atyre qe do te bejne testin e Coronavirus gjate kthimit do ti jepet mundesia te ulin karantinimin nga 14 dite ne 5 dite nese testi do te dale negative. 5 ditet e karantines do te jene te detyrueshme per te gjithe, dhe per ato qe dalin ne testin e pare negative. Kjo kohe eshte e nevojshme per ti dhene mundesine laboratoreve te punojne ne kushte normale. Keto rregulla do te hyne ne fuqi nga data 1 Tetor.

Persa i perket festave me shume pjesmarres qeveria Gjermane dhe Presidentet e Landeve kane rene dakort te ndalohen deri ne fund te vitit 2020. Kjo do te thote qe vihen ne rrezik dhe shtepite e krishtlindjeve. Qyteti i Köln lajmeroi para pak ditesh se shtepite e krishtelindjeve nuk do te lejohen kete vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here