Home Uncategorized Vetëm 22 vjeç është, po ky i ri shqiptar po na bën...

Vetëm 22 vjeç është, po ky i ri shqiptar po na bën krenar në Gjermani/ Ka arritur atë që se kanë arritur as burrat e mëdhenj: Dua të jem shembull!

232
0

22-vjeçari shqiptar Berat Arifi është kandidati më i ri në moshë në zgjedhjet komunale në qytetin Gelsenkierchen të Gjermanisë.

I riu aktualisht studion për shkenca politike në Universitetin e Dusiburg Essen.

Arifi karrierën e tij politike e ka filluar që në moshën 16-vjeçare, ndërsa në moshën 19-vjeçare ka qenë pjesë e bordit të ‘”socialdemokratëve të rinj” në North Rhine-Westphalia (NRW).

Berati në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gelsenkirchen është kandidati më i ri dhe shpreson që në mënyrën më të mirë të përfaqësojë interesat e qytetarëve atje, pse jo edhe të bëhet model për të rinjtë shqiptar.


Shqiptarët që garojnë në këshillat komunal në Gjermani janë të shumtë dhe Berati është vetëm një ndër to.

Në qytetin e Munster është gazetarja Fatime Menalla kandidate, teksa në qytetin e Essen është kandidat shqiptari Besnik Kelmendi.

Votimet në Gjermani kanë filluar në disa zona që prej datës 24 Gusht. Personat mund të paraqiten personalisht në Rathaus dhe votimi bëhet me letërnjoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here