Home Uncategorized Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Lipjan, lëndohen 4 persona

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Lipjan, lëndohen 4 persona

348
0

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, 29.08.2020, rreth orës 17:56, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident) në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Prishtinë. Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka njoftuar se me rastin janë duke u marrë njësitet policore të trafikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here