Home Uncategorized Si do të veprohet nëse nxënësit në Kosovë infektohen me koronavirus?

Si do të veprohet nëse nxënësit në Kosovë infektohen me koronavirus?

103
0

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, ka treguar si planifikohet të veprohet në rastet kur nxënësit dhe mësimdhënësit infektohen me koronavirus.

Duke folur për vendimin që u mor sot për shtyrjen e hapjes së shkollave për dy javë, ai zbuloi pak nga skenari i mundshëm për rifillimin e vitit të ri shkollor.

Skenari dihet, është A mësimi mbahet në shkollë, B; mësimi i kombinuar dy ditë në shkollë, tri ditë në shtëpi, C;, është në rast të përkeqësimit të gjendjes, mësimi mbahet online. Infektohet një fëmijë në klasë, izolohet fëmija, thirren prindërit, klasa dhe mësuesi shkon në shtëpi për dy javë dhe mësojnë online në kushte izolimi.

Shkolla që nëse tri ditë i ka nga pesë raste, Task Forca komunale mblidhet dhe vendosin të mbyllet krejt shkolla dhe me kalu online, pastaj pas dy jave vendos Task Forca me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik. Në rast se në një komunë kemi dy- tri ditë radhazi më shumë se 10 raste të të infektuarve në shkollë, atëherë mbyllet e gjithë komuna, duke kaluar online”, tha ai në Rtv Dukagjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here