Home Uncategorized Kështu do të jenë temperaturat në vikend

Kështu do të jenë temperaturat në vikend

190
0

Moti gjatë fundjavës në Kosovë do të jetë kryesisht nxehtë dhe me diell, ndërkaq temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Por nga 1 shtatori temperaturat do të fillojnë të bien me mundësi për reshje shiu, njofton Prishtina Weather, transmeton Express.

“Në fundjavë mot i nxehtë veror dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale deri në 35C. Javën e ardhshme më freskët, mundësi për reshje lokale shiu. Në ditët e para të muajit shtator, kur dhe fillon stina e vjeshtës meteorologjike, fusha të presionit të ulët dhe masa më të freskëta ajrore sjellin vransira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave përreth vlerave mesatare. Priten mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.Indeksi i rrezeve UV do të rritet në vlera shumë të larta, andaj orëve të mesdites rekomandohet t’i shmangemi qëndrimi më të gjatë në diell”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here