Home Uncategorized Kryetari i SBASHK-ut jep lajmin e keq nxënësit Kosova

Kryetari i SBASHK-ut jep lajmin e keq nxënësit Kosova

216
0

Kryetari i SBASHK-ut jep lajmin e keq nxënësit
Kosova

Kryetari i SBASHK-ut thotë se është e pamundur të rikthehen të gjithë nxënësit në shkolla.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata janë për fillimin e vitit shkollorë por e një kujdes të shtuar.

“Dëshira e mësimdhënësve është që të filloj viti shkollor në institucione arsimore…Mbase kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur. Mendoj se kthimi i pjesshëm në shkolla do të jetë më i qëndrueshmi”, tha ai

“Po e them edhe tash se nga takimet që kemi pasur me institucionet kemi thënë se nëse nuk respektohen protokollet dhe do të rrezikohen nxënësit dhe mësimdhënësit, atëherë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet dhe mund të bihet vendim që një mësim i tillë i rrezikshëm do të ndërpritet. Ne jemi për fillim të viti shkollor por që ai të jetë i sigurt”, shtoi i pari i SBASHK-ut në RTV Dukagjin.

Jasharaj thotë se një element i rrezikut janë edhe prindërit që zakonisht i shoqërojnë në shkollë nxënësit e klasës së parë.

Kryetari i SBASHK-ut thotë se ky vit do të jetë më i vështiri që nga koha e okupimit.

“E kemi një armik të heshtur dhe tinëzar. Nëse SBASHK-u, MASHT-i dhe institucionet tjera nuk janë bashkë viti i ri shkollorë do të fillojë por do të ketë probleme”, deklaroi ndër të tjera Rrahman Jasharaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here