Home Uncategorized Kryetari i kësaj komune në Kosovë ka më shumë para në bankë...

Kryetari i kësaj komune në Kosovë ka më shumë para në bankë se të hyra vjetore

111
0

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka deklaruar pasurinë e tij.

Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës (AKK).

Në bazë të deklarimit të tij, Elezaj ka në pronësi të tij shtëpi, tokë, banesë e garazh, vlera e të cilëve është 120 mijë e 200 euro.

Po ashtu Elezaj ka edhe dy vetura në pronësi të tij në vlerë prej 14 mijë euro.

Në anën tjetër, Elezaj nuk qëndron keq as me para të gatshme. Sipas deklarimit të tij, ai në institucione financiare ka 23 mijë e 667 euro para të gatshme dhe nuk ka kredi fare.

Të hyrat vjetore të Elezajt janë mbi 9 mijë euro nga pagat dhe mëditjet që merr.

Sipas deklarimit, Elezaj pagën vjetore si kryetar i komunës e ka 16 mijë e 435, si profesor në Universitetin e Mitrovicës ai merr pagë 7 mijë e 719.86 euro, po ashtu edhe si profesor në Universitetin e Pejës, paga vjetore e Elezajt është 1 mijë e 128.06, ndërkaq për mëditje ai ka deklaruar 376 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here