Home Uncategorized Shqiptari tronditë: Ju tregoj si u bëra me serbët

Shqiptari tronditë: Ju tregoj si u bëra me serbët

181
0

Komentatori i televizionit, Kosta Grillo, është një simpatizant i deklaruar i futbollit ballkanas, edhe nëse bëhet fjalë për Serbinë. I njohur edhe si një mbështetës dhe tifoz i Crvena Zvezdës, Grillo është bërë personazh i intervistuar në mediat serbe në ditët e fundit.

Në vigjilje të vizitës së Zvezdës në vendin tonë, Grillo sqaron në një intervistë për “Panorama Sport” se për cilën skuadër do të bëjë tifo të martën, si e pret kualifikimin, çfarë sugjeron për bardheblutë si tifoz dhe njohës i mirë i ekipit serb.
Grillo, si e prisni përballjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës?

Për hir të së vërtetës, unë e mendoj se Crvena Zvezda është skuadër me shumë përvojë, që luan çdo vit në Champions dhe që kalon rregullisht ture kualifikuese deri në grupe. Ama, Zvezda nuk është më ai “gogoli” i dikurshëm, ajo skuadra e madhe dhe e pakalueshme. Realisht, është një skuadër e mirë, por ama Tirana në Tbilisi mua më ka surprizuar. Luajti thjesht, luajti mirë atje dhe me një futboll racional.

Si i ndani shanset për kualifikim?
Për mua janë 50 me 50 shanset për të kaluar në turin tjetër. E them këtë, sepse luhet në Tiranë. Është një plus më tepër për ekipin tonë.

Pse mendoni se mund të fitojë Tirana?

Tirana është skuadër e cila kishte vite që nuk merrte pjesë në Kupat e Europës. Sipas meje, ka më tepër uri sesa Zvezda. Them se ata do të jenë më të frikësuar përballë Tiranës, sesa bardheblutë përballë Zvezdës. Tirana nuk ka se çfarë të humbasë, pasi në fund të fundit, rikthehet të luajë në Europa Ligë dhe kam dëgjuar edhe nga drejtuesit e saj që është objektiv faza e grupeve atje. Pasi, edhe nëse kalon Zvezdën, arritja deri në grupet e Champions-it, për mendimin tim, është një mision i pamundur.

Jeni njohës i mirë i futbollit serb, por specifikisht i Zvezdës si mbështetës i saj. Çfarë presim si pikën më të fortë të tyren?

Zvezda ka emrin. Ka përvojën e pjesëmarrjeve në Kupat e Europës. Është skuadër relativisht e madhe në Europë, pavarësisht se ne mund të kemi kundërshtitë tona për ekipin serb apo për Zvezdën që ka një tifozllëk i cili cilësohet si antishqiptar dhe racist. Unë dhe ne nuk kemi lidhje me politikën dhe duke qenë se komentojmë dhe flasim për sport, për futboll, dhe le të mbesim në këto konture. Pasi, nëse do të merremi se cilët janë tifozët e Zvezdës apo sponsorizuesit e saj, nuk do të shihnim futboll fare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here