Home Uncategorized Shenjat që shfaqen 24 orë para vdekjes

Shenjat që shfaqen 24 orë para vdekjes

258
0

Asgjë përveç vdekjes nuk është me rëndësi”, thuhet në një proverb të vjetër.

Vdekja është e pashmangshme dhe kjo është arsyeja pse ne përpiqemi të mos mendojmë për të. Por, a e dimë se çfarë ndodh pak përpara se një person të vdesë dhe a mund të njihet ai moment?

Një ekspert thotë se ‘hungërima’ është një shenjë e vdekjes së sigurt që shfaqet tek dikush në 23 orët e ardhshme, shkruan New York Post.

Ky fenomen ndodh në një perodhë kur personi nuk është në gjendje të gëlltisë. Një person i cili është afër vdekjes merr frymë ndryshe, thotë Daniel Marel nga Universiteti amerikan i Alabama-s.

Edhe pse tingulli është i frikshëm, mjekët sigurojnë që personi nuk ndjen dhimbje. Në raste të tilla, stafi mjekësor mund të ndihmojë dhe lehtësojë dhimbjen e pacientit duke e kthyer atë në krah për të pastruar rrugët e tij ajrore.

Shenja të tjera që tregojnë vdekjen e shpejtë janë: konfuzioni, zverdhje të shpeshta, duke u përcjellë nga nevoja për të marrë më shumë oksigjen, humbja e vetëdijes, ndërrimi i aromës së trupit, ankthi, si dhe ethet.

Vitin e kaluar, neurologu Cameron Shock zbuloi se çfarë ndodh 30 sekonda para se të vdes dikush. Sipas tij, në 10-20 sekondat e para humbet vetëdija, sensi i humorit, bashkë me aftësinë për të menduar. Ai thotë se në fund shihet një dritë në fund të tunelit tek secili person që përjeton vdekjen.

“Ne e dimë që ky fenomen ndodh në momentin kur truri nuk merr më oksigjen”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here