Home Uncategorized E Tmerrshme:Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga Covid-19

E Tmerrshme:Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga Covid-19

112
0

Ka ndërruar jetë edhe një 70-vjeçar nga koronavirusi nga komuna e Rahovecit.

Dy ditë pasi që një 57-vjeçare nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ndërroi jetë si pasoje e koronavirusit, sot ka vdekur edhe bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ishte i infektuar me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se i ndjeri ishte 70-vjeçar dhe se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 19:30.

“Po është e vërtetë. Varrimi është sot në 19:30. Pensioner është i lindur në vitin 1950, pra 70-vjeçar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pardje dhe ka qenë e vitit 1963, që të dy kanë qenë të konfirmuar me Covid por sigurisht kanë pasur edhe sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore”, deklaroi Latifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here