Home Uncategorized Me paratë që mblodhi Qeveria Kurti nga diaspora, ja çka pritet të...

Me paratë që mblodhi Qeveria Kurti nga diaspora, ja çka pritet të ndodh!

102
0

Me paratë që mblodhi Qeveria Kurti nga diaspora, ja çka pritet të ndodh!

Qeveria e Kosovës ka ndarë 360 mijë euro për blerjen e aparaturave për testim për Covid-19 në qendrat rajonale shëndetësore dhe në IKSHP.

Zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, tha se këto para do të merren nga fondi i diasporës, që u krijua në Qeverinë Kurti, e që e arrin shumën e 700 mijë eurove.

Në këtë mbledhje u mor vendim që të emërohet bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ky bord, sipas ministrit Zemaj, u emërua për shkak të mosfunksionimit të bordit aktual, raporton koha.

Ekzekutivi ka miratuar edhe plotësim-ndryshimet e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Zv.kryeministri Driton Selmanaj ka thënë se me të synohet të rregullohet çështja e auditimit të raporteve financiare të partive politike.

Po ashtu është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë.

Kabineti qeveritar ia ka vazhduar mandatin edhe për gjashtë muaj Komisionit Qeveritar për njohjen e Statusit ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here