Home Uncategorized Ministria e Arsimit e kërkon këtë kusht për fillimin e vitit shkollor

Ministria e Arsimit e kërkon këtë kusht për fillimin e vitit shkollor

130
0

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator.

Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, sipas zyrtarëve të kësaj min istrie, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e min istrit të Arsimit dhe Shkencës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky numër i mësimdhënësve duhet të jenë si staf rezervë në rast të infektimit me koronavirus apo izolimit të mësimdhënëseve të rregullt.

“Ne kemi kërkuar angazhim të rre.gullt të mësimdhënësve më gjysmë pagesë, vetëm për periudhën e pandemisë. Kemi kërkuar nga Qeveria që të mbështes me 1000 mësimdhënës si staf rezervë dhe staf tek.nik, varësisht nga nevojat. Këta mësim.dhënës do të punojnë vetëm në rrethana pandemie. Këta janë mësues plotësues për të plotësuar nevojat varësisht prej situatave që vijnë dhe shpërnd arja e tyre në nivel shteti bëhet në bazë të numrit të nxënësve nëpër drejtori komu nale të arsimit”, tha Osdautaj.

Rritjen e stafit të personelit arsimor, për fillimin e procesit më simor e ka kë rkuar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Ymret Reshiti, kryetar i këtij Këshilli, në një bisedë për Radio Evropa e Lirë, tha se përveç inf ektimit të mundshëm me sëmundjen COVID-19 të mësimdhënëseve, stafi i ri duhet të ndihmojë edhe në rast të marrjes së vendimit për ndarjen e nxënëseve në dy ose tri klasa.

“Do të thotë mos të jetë barrë e një mësimdh ënësi që të punojë në një klasë në tri grupe, sidomos e kemi fjalën për ato klasa që kanë nu mër të madh të nxënësve”, tha Reshiti.

Përveç kërkesës për 1000 mësim dhënës shtesë më pag esë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar edhe nga Unive rsiteti i Prishtinës, konkretisht nga Fakulteti i Edukimit, që studentët të ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Këtyre studentëve do u njihet praktika, proces ky që është obligim për përfundimin e fakultetit. Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, para 10 ditësh, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar gatishmërinë e këtij fakul.teti, për të ndihmuar Minis trinë e Arsimit në procesin e mësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here