Home Uncategorized Duhej të ndalonin dasmën, por ia nisën vallëzimit – ja çka u...

Duhej të ndalonin dasmën, por ia nisën vallëzimit – ja çka u ndodhi policëve shqiptarë

126
0

Video duke kërcyer në dasmën që duhet të ndalonin, pezullohen 4 policët, masë për shefat e tyre
Pezullohen nga puna, efektivët e policisë të cilët u shfaqën duke kërcyer në një dasmë në Shkodër, ceremoni festive të cilën duhet ta ndalonin, për shkak se mbahej në shkelje të masave anti-Covid.

Pas transmetimit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, dhe në këtë aktivitet u shfaqën disa punonjës policie të burgut të Reçit, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R., banues në Malësinë e Madhe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M., nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. Ndreka; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here