Home Uncategorized Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

182
0

Haxhiu për Ramush Haradinajn: As nuk duhet t’i shkojë në mend të bëhet President
Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në Frontal e ka komentuar shpalljen e kandidaturës për President nga kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Sipas Haxhiut, Haradinaj po i mendon pozitat e larta shtetërore për t’i ushqyer apetitet e veta.

“Njëherë deshi të bëhej kryeministër, e pamë si qeverisi. Çfarë i paska mbetur pikë, edhe President me u ba. Thua se pozitat në institucione janë për të shuar apetitet”, ka thënë Haxhiu.

“Për çka, për me na tregu se si mund ta shftrytëzu pozitat për interesa personale, klienteliste”.

Zyrtarja e Vetëvendosjes thotë se politikanët që nuk kanë përkrahje të popullit as nuk duhet t’u shkojë në mendje të kandidojnë për President të vendit.

“Unë mendoj që dikush që s’ka përkrahje popullore, as nuk duhet t’i shkojë në mend me u ba President”, ka thënë Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here