Home Uncategorized Deklarata e Lutfi Hazirit që bëri jehonë në Serbi, ja çfarë shpërblimi...

Deklarata e Lutfi Hazirit që bëri jehonë në Serbi, ja çfarë shpërblimi Kosova duhet t’i jap Serbisë për njohje

178
0

Një deklaratë e nënkryetarit të LDK-së, dhe kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit po bën jehonë në Serbi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Mediat serbe, shkruajnë se Lutfi Haziri propozoi zgjidhjen e problemit me Serbinë, duke ua dhanë atyre 17 fshatra dhe Leposaviqin.

Sipas alo.rs, Haziri ka deklaruar se nuk do të pranojnë Serbia pavarësinë e Kosovës pa kompromis.

Sipas këtij portali, Haziri ka deklaruar se, për ta njohur Serbia Kosovën, duhet të ndodh shkëmbimi i territoreve që sipas tij, Kosova Lindore duhet të ndërrohet me Leposaviqin dhe 17 fshatra shqiptare.

Siç shkruan ky medium serb, Haziri ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë problem tjetër, përveç kufirit.

I pyetur se çfarë duhet të jepet si shpërblim, Haziri tha se Leposaviqi me 17 fshatra me shumicë serbe do të aneksohej në Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here