Home Uncategorized Bashkë me gruan testohet për të tretën herë për Covid, avokati kosovar...

Bashkë me gruan testohet për të tretën herë për Covid, avokati kosovar habitet kur e sheh rezultatin

145
0

Bashkë me gruan testohet për të tretën herë për Covid, avokati kosovar habitet kur e sheh rezultatin

Avokati i njohur kosovar Arianit Koci ka ndarë për publikun një ndodhi të cilën ai e konsideron interesante e që ka të bëj me testimin për Covid-19.

Ai thotë se ka bërë testimin për Covid-19 dhe për të tretën herë rresht ka dalë negativ. Mirëpo, sipas tij bashkëshortja doli se kishte krijuar anti-trupa mbrojtës ndaj Covid-19 gjë që tregon se e ka pasur virusin.
Sidoqoftë, ai ka thënë se nuk kanë pasur probleme shëndetësore.
Statusi i plotë në Facebook:

Une e Merita shkuam sot për ta bërë testin për Covid 19.
Ndodhi diçka interesante. Shumë!
Por, po ja filloj me rend.
Nuk është hera e parë që po e bëjmë testin

Merita bashkë me mua para 4 muajve e ka bërë testin, për shkak se kam qenë në kontakt me një te infektuar.
Rezultati atëherë: negativ! Te dytë!
Une e kam bërë edhe njëherë në ndërkohë, pēr shkak të natyrës së punës që e kam.
Shumë ju kam frikësuar Meritës, për shkak të problemit shëndëtësor që e ka pasë.

Por, të kaloj te pjesa kryesore:
Merita sot rezultoi negative, njejtë si une.
Por, një por e madhe:

Merita e ka pasë Covid 19.
Ka antitrupa, sipas testit.
Fiuuuuuu.
Une as nuk e kam e as nuk e kam pasur Covid 19.

Po i bjen që kam jetuar me Meriten, pa e ditur se e ka pasur virusin, dhe pa e vërejtur asnjë simptomë.
Poashtu, Merita në këtë kohë nuk ka pasur asnjë shqetësim më të vogël shëndetësor.
Interesant!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here