Home Uncategorized Zbardhet shkaku, dy njerëzit e Albin Kurtit e quajnë vrasës Hashim Thaçin:...

Zbardhet shkaku, dy njerëzit e Albin Kurtit e quajnë vrasës Hashim Thaçin: Na trego kush…

111
0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka lehtësuar dënimin për tri vjet e gjysmë Luz Allakajt, i dënuar për vrasjen e një fëmije, por që i njëjti është dëshmitar në rastin e vrasjes së aktivistit të kësaj lëvizjeje.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka kërkuar sqarime nga Thaçi.

“Po bëhen katër vjet dhe ende nuk ka drejtësi për Astritin. Vrasësit dhe nxitësit ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Dëshmitarët kryesorë të rastit ose janë falur e liruar nga burgu pavarësisht veprave të rënda për të cilat kanë qenë të dënuar, ose nuk janë më gjallë, si rasti i të ndjerit Naser Makolli. Ndërkohë këto ditë presidenti i ka lehtësuar dënimin për tre vite e gjysmë Luz Allakajt, të dënuar për vrasje të një fëmije, por që i njëjti është edhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit.

Ndërkohë i bëjmë thirrje prokurorisë që të jetë aktive dhe e vëmendshme për këto veprime të secilës instancë që po provon t’i fsheh gjurmët për rastin e vrasjes së Astrit Deharit, përfshirë edhe presidentin që rastin e Deharit e ka deklaruar si vrasje. Po të merrej prokuroria me provat e rastit, dëshmitarët dhe palët ndërhyrëse në këtë proces me zellin e njëjtë që merrej ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj do të përafrohej drejtësia më herët dhe rasti do të zgjidhej. Drejtësia për Astritin është drejtësia për gjithë shoqërinë”, shkruan në reagimin e saj Vetëvendosje.

E me të ashpër me Thaçin kanë qenë dy njerëzit e afërt të Albin Kurtit.

Fillimisht ishte asistenti personal i Kurtit, Arianit Beqiri e kishte quajtur vrasës Thaçin.

“President vrasës!”, kishte shkruar Beqiri në faqen e tij në facebook.

E njëjtë sikur Beqiri reagoi edhe këshilltari i Albin Kurtit, Arbër Zaimi.

“Kur Thaçi jep “falje presidenciale” për dëshmitarin e vrasjes së Astrit Deharit në burg, i cili ishte i dënuar për vrasjen e një të mituri, a është ai duke na treguar të gjithëve se cilët kanë qenë porositësit? Kosova është duke u qeverisur nga kriminelë, të cilët e kanë mbajtur pushtetin në mënyrë kriminale, janë pasuruar duke plaçkitur, edhe qeverinë aktuale e kanë ngritur në pushtet në mënyrë kriminale.

Me dialogun dhe politikën e jashtme kanë bërë krime të pakthyeshme në dëm të Kosovës. Ndërsa politikën e brendshme e sundojnë me korrupsion, hajdutëri, servilizëm, mashtrim, injorancë e vrasje. Ka për të pasur shpejt drejtësi për Astritin e për shumëçka tjetër. Tash po fshihen pas Covidit, por nuk fshihen dot gjatë, sepse më shumë se 50% e votuesve janë kundër tyre, me Vetëvendosjen!”, ka shkruar Zaimi në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here