E trishtë: Nënë dhe djalë shqiptarë vdesin brenda ditës nga COVID
Alfred Koçi, specialist i Arsimit në Tiranë ka ndërruar jetë nga Covid-19 në Tiranë.
Ndërkohë, tragjedia është rënduar, pasi ka vdekur po nga ky virus edhe nëna e tij.
Lajmin e bën të ditur kolegu i tij, Selman Hodaj, i cili shkruan përpoq t’i jap zemër, por zemra e tij pushoi së rrahuri.
“Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejën me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U përpoqa te jap zemër, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshën 40-vjeçare. Lamtumire i dashur Alfred Koci! Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi. Mbase enderrat e tua për muzikën do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh përjetësisht”, shkruajne koleget e tij.