Home Uncategorized Çfarë do të ndodhë nëse një nxënës infektohet me Covid?

Çfarë do të ndodhë nëse një nxënës infektohet me Covid?

112
0

Këtë të martë në Shqipëri u vendos për hapjen e shkollave në shtator, por shumëkush pyet me të drejtë, se çfarë do të ndodhe nëse një nxënës apo nxënëse infektohet me Covid në ambientet e shkollës.

Në Itali protokolli për të tilla raste tashmë është bërë. Nëse një nxënës/se do të rezultojë pozitiv me Covid, atëherë të gjith ata që kanë patur kontakt gjatë 48 orëve të fundit, përfshi këtu nxënës e mësues, do të hyjnë në karantinë.

Në Itali ky do të jetë rregulli bazë që do të ndjekin autoritetet, teksa Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina, tha se duhet bërë mjaft kujdes që të gjenden mënyrat për të parandaluar një tjetër mbyllje eventuale të shkollave.

Gjithashtu autoritetet kanë vendosur që të caktojnë një referues për Covid, i cili do të jetë dhe ndërlidhësi mes shkollës e autoriteteve shëndetësore lokale.

Ndërkohë po në Itali, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca, u bëri një thirrje të rinjve që priten të shkojnë në shkollë në shtator, që të jenë sa më të kujdesshëm, pasi “nëse infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre, ata rrezikojnë të krijojnë një dëm të vërtetë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here