Home Uncategorized Gjatë detyrës, polici kosovar furnizohet me pije alkoolike!

Gjatë detyrës, polici kosovar furnizohet me pije alkoolike!

111
0

Gjatë detyrës, polici kosovar furnizohet me pije alkoolike!
Janë në detyrë zyrtare, madje janë pjesëtarë të një prej institucioneve më të besueshme për qytetarët e Kosovës. Por jo të gjithë i zbatojnë detyrat e tyre ashtu siç duhet, e disa prej tyre kanë vendosur shpesh herë edhe të thyejnë ligjin.

Madje së fundi një pjestar i Policisë së Kosovës vendosi që gjatë orarit të punës të furnizohet me pije alkoolike (birrë), derisa ishte i uniformuar.

Indeksonline ka arritur të sigurojë video dhe fotografi të momentit kur ky polic në rajonin e Ferizajt, futet në market furnizohet me birra dhe më pas drejtohet tek vetura zyrtare.

I njëjti madje nuk respekton masat anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, del jashtë veturës pa maskë për të kryer shërbimin në fjalë.

Nuk dihet saktësisht se si është lejuar të ndodhë një gjë e tillë, por që padyshim se organet përgjegjëse do të duhej të trajtonin në përpikëri një lëshim të tillë, që ndodhi ditën e djeshme nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here