Home Uncategorized Ky është Samueli, 10-vjeçari që humbi jetën sot në Kakavijë teksa priste...

Ky është Samueli, 10-vjeçari që humbi jetën sot në Kakavijë teksa priste në radhë me familjen

251
0

Personi që shikoni në foto është Samuel Ndoj, 10-vjeçari që u përplas për vdekje në Kakavijë, katër ditë pasi priste në radhë kilometrike, që të kalonte kufirin për të shkuar në Greqi.

I vogli, pati fatin e keq që teksa qëndronte në hije me të ëmën pranë pikës kufitare në Kakavijë, ku radha ka kapur 25 kilometra, të përplasej nga ambulanca.

Kjo goditje i mori jetën dhe i preu ëndrrat që kishte thurur bashkë me familjen e tij, për të ndërtuar në shtetin fqinj. Samueli do të udhëtonte me dy prindërit dhe të vëllanë për në Greqi.

Dëshmitarë të ngjarjes, treguan se si 10-vjeçari ishte goditur para syve të tyre, ndërsa nëna e të voglit kishte humbur ndjenjat.

Aksidenti i rëndë ndodhi sot paradite dhe sipas dëshmitarëve, ambulanca ka qenë bosh dhe më shpejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here