Home Uncategorized KFOR ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit pas kërkesës se...

KFOR ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit pas kërkesës se Vuçiq

96
0

KFOR ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

KFOR i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit.

Klan Kosova mëson se punimet në këtë rrugë janë ndërprerë sot gjatë ditës, por ende nuk dihet arsyeja për këtë gjë.

Kujtojmë se sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë.

Ai ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here