Home Uncategorized VDES NJË FEMËR NË FUSHË KOSOVË, PASI BIE NGA NDËRTESA – POLICIA...

VDES NJË FEMËR NË FUSHË KOSOVË, PASI BIE NGA NDËRTESA – POLICIA JEP DETAJE

146
0

Një femër është gjetur e vdekur sot në Fushë Kosovë, në rrugën “Nëna Terezë”.

Bëhet fjalë për një femër e cila ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Sipas saj, është duke u punuar që të sqarohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here