Home Uncategorized Një 47 vjeçar vdes në Bajgorë të Mitrovicës, dyshohet se u zu...

Një 47 vjeçar vdes në Bajgorë të Mitrovicës, dyshohet se u zu nga traktori me të cilin po punonte

193
0

Një 47 vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën teksa ishte duke punuar në Bajgorë të Mitrovicës.

I njëjti sipas dyshimeve të para humbi jetën aksidentalisht nga traktori me të cilin edhe po punonte.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar. Dyshime të tjera lidhur me rastin deri tani nuk ka.”, ka thënë Zahiti.

Viktima në fjalë dyshohet të ketë qenë duke punuar në Parkun e Energjisë me erë, që po ndërtohet pikërisht në Bajgorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here